Insajderi
Lajme

Pas kundërshtimit të marrëveshjes së Abdixhikut me Kurtin, Kujtim Shala poston foto me Rugovën në prapavijë

Insajderi
01 September 2026 - 21:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas kundërshtimit të marrëveshjes së Abdixhikut me Kurtin, Kujtim Shala poston foto me Rugovën në prapavijë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i cili doli hapur kundër propozimit për Bekim Sejdiun si kandidat për president të Kosovës nga Abdixhiku dhe Kurti, ka reaguar në Facebook pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK’së.

Shala ka publikuar një fotografi me prapavijën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa në mbishkrim ka shkruar: “Fryma e Presidentit Rugova”.

Reagimi i Shalës vjen pasi ai u pozicionua kundër marrëveshjes së arritur nga kreu i partisë së tij, Lumir Abdixhiku, me Albin Kurtin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark