Insajderi
Lajme

E dhimbshme: Sot përcillet për në banesën e fundit, Laurent Krasniqi

Insajderi
03 September 2026 - 09:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E dhimbshme: Sot përcillet për në banesën e fundit, Laurent Krasniqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqit.

Sipas njoftimit të shokut të tij të ngushtë, Egzon Sahitit, varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Llukar, duke filluar nga ora 17:00.

Ish-banori i BBVK-së humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, në të cilin u përfshinë një motoçikletë, të cilën e ngiste ai, dhe një automjet.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’ia shpëtuar jetën, 29-vjeçari nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark