Insajderi
Lajme

Moti i keq dhe stuhia në Shkup- Avionin nga Cyrihu detyrohet të ulet në Prishtinë

Insajderi
03 September 2026 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moti i keq dhe stuhia në Shkup- Avionin nga Cyrihu detyrohet të ulet në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Moti i keq dhe stuhia që kanë përfshirë Shkupin kanë detyruar një avion të kompanisë zvicerane Edelweiss të devijojë fluturimin dhe të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, transmeton albinfo.

Avioni ishte nisur nga Cyrihu rreth orës 18:00 dhe, sipas planit të fluturimit, pritej të mbërrinte në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit rreth orës 20:00.

Megjithatë, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në zonën e Shkupit, piloti nuk arriti të kryente uljen. Avioni qëndroi për rreth 20 minuta duke qarkulluar mbi zonë, para se ekuipazhi të merrte vendimin për ta devijuar fluturimin drejt Kosovës.

Si destinacion alternativ u zgjodh Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ku avioni u drejtua për ulje.

Një pjesë e madhe e pasagjerëve në bord janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët në vend të Shkupit do të mbërrijnë në Prishtinë për shkak të kushteve të motit.

Nuk dihet ende se kur do të jetë e mundur vazhdimi i udhëtimit të pasagjerëve drejt Shkupit, ndërsa gjithçka varet nga përmirësimi i kushteve atmosferike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark