Insajderi
Lajme

Po voziste i dehur në krahun e kundërt/ Ngrihet aktakuzë ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Insajderi
03 September 2026 - 11:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Po voziste i dehur në krahun e kundërt/ Ngrihet aktakuzë ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.S., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“.

Më 23 korrik 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, i pandehuri N.S., duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar aksident trafiku, në atë mënyrë që, derisa ishte duke lëvizur në krahun dhe shiritin e kundërt të rrugës, ka goditur një automjet që ishte duke lëvizur në drejtimin e rregullt.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja M.V., ndërsa tre pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Po ashtu, janë shkaktuar dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe t`i japë  dënim meritor sipas ligjit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark