Insajderi
Lajme

Falsifikoi dokumentet për pronën e AKP-së që synonte ta shiste për 800 mijë euro, dënohet me 6 vjet burg

Insajderi
03 September 2026 - 18:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Falsifikoi dokumentet për pronën e AKP-së që synonte ta shiste për 800 mijë euro, dënohet me 6 vjet burg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtor Sh.B, duke e dënuar me burg prej gjashtë vitesh dhe me gjobë prej 2 mijë eurosh, për veprat penale Falsifikimi i dokumenteve dhe Mashtrimi.

Në komunikatë thuhet edhe se, ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari Sh.B., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, ka tentuar ta vë në lajthim të dëmtuarin A.H. duke i ofruar për shitje një pronë në Prishtinë, në shumën prej 800.000 euro, për të cilën pronë i njëjti kishte arritur që fillimisht të falsifikojë dokumentet përmes akteve noteriale, pronë kjo nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ashtu që pas verifikimit nga ana e noteres dëshmitares V.A., ishte vërtetuar se autorizimi në emër të të pandehurit Sh.B. është i falsifikuar dhe me këtë rast vepra e filluar nga i pandehuri ka mbetur në tentativë.

I akuzuari Sh.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vitesh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 2.000 (dymijë) euro.

Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e përhershëm të dokumentit të falsifikuar, ndërsa i akuzuari Sh.B., për këtë aktgjykim mbrohet në liri deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark