Ish-presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur fatkeqe situatën aktuale politike të Kosovës si pasojë e mungesës së institucioneve.
Ajo tha se ky dëm lë pasoja të pariparueshme
Osmani tha se bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ata kanë qenë të angazhuar që në fillimin që Kosovës t’i japin institucione.
Sipas saj Kosova ka nevojë për më pak krenari partiake.
“E kemi sqaruar që pikërisht këtu te ju që kjo nuk do të lidhet assesi me emrat tanë, nuk do të lidhet assesi me pozitat tona, por do ta japim kontributin maksimal brenda atij kapaciteti që e kemi prej votës qytetare që Kosovës t’i japim institucione”.
“Dhe pikërisht këtu ka filluar angazhimi ynë, menjëherë pas zgjedhjeve e kemi sqaruar të njëjtën gjë, sepse ne kemi besuar që në këtë periudhë Kosovës më së shumti i duhet urtësi shtetërore e shumë më pak krenari partiake apo individuale grupore”, tha ajo në Klan Kosova.