Ish-ministrja Edita Tahiri ka hedhur kritika të ashpra ndaj drejtuesve politikë në Kosovë dhe Shqipëri, duke i akuzuar ata për rritje të autokracisë brenda partive të tyre.
Tahiri ka deklaruar se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po e dëmton demokracinë brenda këtij subjekti, ndërsa për kryeministrin Albin Kurti u shpreh se i ka shndërruar anëtarët e Vetëvendosjes në “dervishë”.
Në kritikën e saj, ish-kryenegociatorja përfshiu edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin tha se ka instaluar një heshtje absolute brenda Partisë Socialiste.
“Cfare po ju ndodh lidereve politik shqiptar me kaq shume doze autokratike – shihni Abixhikun po lufton demokracine e brendshme; shihni Kurtin i ka shnderruar ne dervisha te vetet; shihni Edi Ramen, ata te PS-se as ciu nuk go goxojne me ba, nderkohe qe anija e protestuesve po lekunde gjithe vendin..”, ka shkruar ajo.