Insajderi
Showbiz

Adelina Ismaili reagon pasi u tha se do të jetë në karrigen e opinionistes këtë sezon në BBVK

Insajderi
08 September 2026 - 17:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Adelina Ismaili reagon pasi u tha se do të jetë në karrigen e opinionistes këtë sezon në BBVK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë një lidhjeje direkte në emisionin e mëngjesit në T7, gazetari Elton Tozaj ka folur për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”.

Teksa u konfirmua se Olta Gixhari nuk do të jetë më në rolin e opinionistes këtë sezon, gazetari përmendi disa nga emrat potencialë që mund të zënë karrigen e opinionistes, mes të cilëve Adelina Ismaili, Valdrin Sahiti dhe Elijona Binakaj.

Tozaj u shpreh se puna për formatin tashmë ka nisur dhe se do të dëshironte t’i shihte të tre emrat në panel, ose të paktën një ish-banor që i njeh mirë dinamikat e lojës nga brenda.

Diskutimi bëri menjëherë xhiron e rrjetit, duke ndezur kureshtjen e publikut për përbërjen e re të spektaklit

Megjithatë, reagimi i Adelinës nuk ka vonuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar një sekuencë nga emisioni ku përflitej emri i saj, duke i dhënë fund çdo spekulimi me një deklaratë të prerë.

“Nuk do të jem as banore as opinioniste në BBVK”, ka shkruar shkurt këngëtarja, duke përgënjeshtruar kategorikisht lajmin dhe duke sqaruar se nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni në asnjë rol.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark