Insajderi
Lajme

Fitore Pacolli sërish ndryshon drejtorin e Agjencisë Kadastrale, rikthen Afërdita Thaqin

Insajderi
09 September 2026 - 15:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fitore Pacolli sërish ndryshon drejtorin e Agjencisë Kadastrale, rikthen Afërdita Thaqin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka kaluar sërish nëpër ndryshime në strukturën drejtuese, brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Sipas vendimit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më 21 maj 2026, ministrja në detyrë Fitore Pacolli Dalipi kishte emëruar Afërdita Thaqin ushtruese të detyrës së drejtorit ekzekutiv të AKK-së.

Megjithatë, vetëm pak ditë më vonë, më 29 maj, në këtë pozitë ishte caktuar Faik Kelmendi.

Tashmë, dikasteri i Mjedisit ka marrë një tjetër vendim.

Më 4 shtator 2026, zëvendësministri Driton Hyseni ka nënshkruar aktin zyrtar përmes të cilit Afërdita Thaqi rikthehet në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Me të njëjtin vendim është shfuqizuar vendimi i 29 majit 2026, përmes të cilit Faik Kelmendi ishte caktuar në këtë funksion.

Lexo edhe:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark