Insajderi
Lajme

Deliu-Kodra: Kurti vendosi shantazh të ri, pa votën për Presidentin, nuk ka votë për nënkryetarët e Kuvendit

Insajderi
09 September 2026 - 18:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deliu-Kodra: Kurti vendosi shantazh të ri, pa votën për Presidentin, nuk ka votë për nënkryetarët e Kuvendit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po vazhdon ta zvarrisë procesin e themelimit të institucioneve.

Në një intervistë në emisionin “FRONTAL” të T7, Deliu-Kodra ka thënë se Kurti sot ka vendosur një shantazh të ri ndaj opozitës, duke e kushtëzuar votimin e nënkryetarëve të Kuvendit me votat për Presidentin.

Sipas saj, Kurti po e kushtëzon procesin institucional, duke kërkuar që opozita të votojë për Presidentin në mënyrë që të sigurohen edhe votat për nënkryetarët e Kuvendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark