Insajderi
Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes: Pesë vetura digjen në Vlashnje të Prizrenit, intervistohet një i dyshuar

Insajderi
09 September 2026 - 18:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje nga vendi i ngjarjes: Pesë vetura digjen në Vlashnje të Prizrenit, intervistohet një i dyshuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për media se sot rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën për një zjarr të shkaktuar në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informatës, në drejtim të vendit të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve.

“Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve”, tha Bytyqi.

Pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe shuar.

“Si pasojë e zjarrit, pesë vetura janë përfshirë nga zjarri dhe janë dëmtuar”, tha ai.

Ndërkohë, Policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

“Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime”, përfundoi Bytyqi.

Pamje:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark