Insajderi
Lajme

Rexhaj: Mosvotimi i nënkryetarëve është mjet politik, s’kemi votë për Shalën e Çitakun

Insajderi
10 September 2026 - 22:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rexhaj: Mosvotimi i nënkryetarëve është mjet politik, s’kemi votë për Shalën e Çitakun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se mosvotimi i nënkryetarëve të Kuvendit po përdoret si mjet politik.

Rexhaj tha se Kujtim Shala nga LDK dhe Vlora Çitaku nga PDK, nuk kanë votën e LVV-së për postet e nënkryetarëve.

“Mos votimi i nënkryetarëve është mjet politik. Kujtim Shala nuk ka votë në LVV. Dhe për këtë e dini pse… sepse është arrtit një marrëveshje mund. Atë ditë kur e kam pa jam gëzu. E kam pas një lloj euforie, që megjithatë u bë diçka mirë. Ka qenë shpresë për Kosovën. Por, i kam parë Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, emra që i njoh edhe i respektoj. Pra duke e bërë garën brenda LDK-së dhe duke e shfrytëzuar kontekstin politik aktual për mua nuk është në rregull… as për Vlora Citakun nuk kemi votë”, tha Rexhaj nw Debat Plus.

Kuvendi i Kosovës dështoi të përfundojë konstituimin pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në krye të tij me 62 vota. Procesi ngeci te zgjedhja e pesë nënkryetarëve, ndërsa seanca është shtyrë për të premten.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark