Insajderi
Lajme

Gjini pas takimit me Prattipatin: Në këtë kohë sfidash, s’duhet të lejojmë asnjë hap prapa në rrugën euroatlantike

Insajderi
11 September 2026 - 17:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjini pas takimit me Prattipatin: Në këtë kohë sfidash, s’duhet të lejojmë asnjë hap prapa në rrugën euroatlantike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Ai tha se në takim kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“E njoftova znj. Prattipati për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin tonë të palëkundur në mbrojtje të interesit të shtetit dhe demokracisë. Në këtë kohë sfidash, Aleanca e konsideron përgjegjësi të mos lejojë cenimin e të arriturave të Kosovës dhe asnjë hap prapa në rrugën e saj euroatlantike”.

Gjini tha se ka falënderuar Prattipatin për “rolin e saj aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset e rëndësishme që po kalon vendi ynë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark