Insajderi
Lajme

Deliu: Vogëlsi politike që Marshi të kthehet në betejë politike, vëmendja tash duhet të jetë aty

Insajderi
11 September 2026 - 19:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deliu: Vogëlsi politike që Marshi të kthehet në betejë politike, vëmendja tash duhet të jetë aty
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar përfshirjen e zhvillimeve politike në marshin e 12 shtatorit, duke thënë se fokusi duhet të jetë te mesazhi i tij dhe te drejtësia për ish-krerët e UÇK-së.

“Është një vogëlsi politike që një marsh që do të duhej ta përbashkonte historinë tonë të shkuar, të tashmen dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, të kthehej në beteja politike, që për rezultat kanë moskrijimin dhe moskonsolidimin e shtetit të Kosovës dhe moskrijimin e institucioneve.”

Deliu-Kodra ka thënë se është e papranueshme që, pak ditë para një vendimi historik, vëmendja të zhvendoset te përplasjet politike dhe shkeljet kushtetuese.

“Do të kisha pritur që disa ditë para vendimit historik, ne të mos përfshihemi me shkelje të Kushtetutës dhe me lojëra të përsëritura. Është një situatë e paprecedentë dhe e dëmshme për Kosovën, në mosrespektim të Kushtetutës dhe të themelit të shtetit të Kosovës.” shtoj deputetja Deliu përmes emisionit “Kosova Live” .


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark