Insajderi
Lajme

Gjini për zhvillimet në Kuvend: Maskaradë, u pa ana e errët e VV’së, ta mbrojmë shtetin nga këta njerëz që s’e kanë planë mu ndalë

Insajderi
11 September 2026 - 19:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjini për zhvillimet në Kuvend: Maskaradë, u pa ana e errët e VV’së, ta mbrojmë shtetin nga këta njerëz që s’e kanë planë mu ndalë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar lidhur me zhvillimet në Kuvend.

Ai ka thënë se, sot është par ana e errët e atyre që janë zgjedh dhe e sipas tij veprimet e deputetëve të Vetëvendosjes, s’janë të rastësishme.

‘’Ajo që po e shohim në Kuvendin e Kosovës në këto ditë, e posaçërisht ajo që e pamë sot në Kuvend, tashmë ka kalu prej nivelit të shkeljeve brutale të Kushtetutës të ligjit dhe rregullores së Kuvendit. Sot e kemi pa edhe anën e errët njerëzore të atyre që janë zgjedh. Mu më duhet me ju thirr sot dhe me ju tregu se, asgjë që po shihni nuk është e rastësishme, krejt është proces i fajësimit edhe i zgjedhjes së datës të zgjedhjeve’’, ka deklaruar Gjini.

Tutje, ai ka shtuar se Vetëvendosja ka uzurpuar institucionet e vendit, dhe se kjo parti po e nëpërkëmb shtetin, institucionet dhe të ardhmen e qytetarëve.

‘’Njerëzit të cilët, ju i keni votuar i kanë uzurpuar institucionet e Kosovës, po e nëpërkëmbin shtetit, këto institucione, të ardhmen tuaj. Mos i votoni më, mos leni që kjo kastë e njerëzve, këta njerëz që nuk e duan Kosovën, as juve që i votni, mos leni me e shkatërru Kosovën. Kemi me shku në zgjedhje, se vetë kanë vendos me shku në zgjedhje. Është detyrë e juaja, e jona dhe e secilit njeri që jeton në Kosovë me e mbrojt shtetin, demokracinë prej shkatërrimit që po e shkaktojnë këta njerëz. Ndaleni këta njerëz, ndaleni, se vetë nuk e kanë plan me u ndalë’’, ka thënë ai në video adresim.

‘’Kjo maskaradë që ndodhi sot në Kuvend është lojë e pastër për të blerë kohë, që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor. Kjo edhe nëse çmimi është shkatërrimi i institucioneve të shtetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark