Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka konstatuar të konstituuar këtë institucion.
Pas votimit të Emilija Rexhepit për nënkryetare nga komuniteti jo-shumicë jo-serbe, Haxhiu ka mbyllur seancën konstituive duke e konstatuar Kuvendin të miratuar.
Kjo u bë ani pse Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk iu votua propozimi për nënkryetare, pasi këta të fundit e tërhoqën përkohësisht atë.
Në seancën e kaluar konstituive Lëvizja Vetëvendosje refuzoi votimin e nënkryetarëve të shumicës shqiptare, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.
Megjithatë, ky subjekt politik mbrëmë ndryshoi qëndrimet. Sot u votua për nënkryetar propozimi i LDK’së, Kujtim Shala.
Pa votuar ka mbetur edhe nënkryetari i Aleancës, ku ky subjekt politik nuk ka bërë fare propozim. /Insajderi.org/