Insajderi
Lajme

Vetëvendosje heshti kur Slavisha Simiq e propozoi nënkryetarin “në emër të popullit serb” dhe “në Parlamentin e Prishtinës”

Insajderi
13 September 2026 - 11:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëvendosje heshti kur Slavisha Simiq e propozoi nënkryetarin “në emër të popullit serb” dhe “në Parlamentin e Prishtinës”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Listës Serbe sot iu votua propozimi për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Tanja Vujoviq, kandidatja për nënkryetare, mori votat nga Lëvizja Vetëvendosje për t’u bërë numri dy i Kuvendit, shkruan Insajderi.

Deri tek Vujoviq, Listës Serbe iu refuzuan të gjithë kandidatët paraprakë për nënkryetar. Propozim për nënkryetar bëri edhe deputeti i Listës Serbe, Slavisha Simiq.

Simiq propozoi Igor Simiqin për nënkryetar, i cili u refuzua.

Përgjatë propozimit, ai dëgjohet duke thënë se propozimi po bëhet “në emër të popullit serb” dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës i referohet si “Parlamenti i Prishtinës”. Ky term përdoret kryesisht nga udhëheqësit serbë, për të mohuar shtetësinë e Kosovës.

Përkundër që para dy herave Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar duke ndërprerë seancën për gjuhë të tillë, ata proceduan me votim kësaj here. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark