Insajderi
Lajme

Vdekja e Flora Brovinës, djali i saj me fjalë prekëse: Largimi i saj lë një zbrazëti të madhe…

Insajderi
15 September 2026 - 11:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdekja e Flora Brovinës, djali i saj me fjalë prekëse: Largimi i saj lë një zbrazëti të madhe…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka ndërruar jetë Flora Brovina, mjeke, poete, humaniste, aktiviste për të drejtat e njeriut, ish-e burgosur politike, veterane e luftës së UÇK-së, deputete dhe një nga nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar edhe familjarë, ndërsa njoftimi është publikuar edhe nga djali i saj, Ylli Begu, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftimin e familjes thuhet se Brovina la pas një jetë të përkushtuar ndaj familjes, njerëzve dhe Kosovës.

“Si mjeke u shërbeu njerëzve me përkushtim e dhembshuri; si poete na la fjalën dhe shpirtin e saj; ndërsa me veprën, qëndresën dhe humanizmin e saj la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe të shqiptarisë”, thuhet në njoftim.

Familja e ka kujtuar Brovinën jo vetëm për kontributin e saj publik, por edhe për rolin e saj brenda familjes, si nënë, gjyshe dhe motër.

“Largimi i saj lë një zbrazëti të madhe në familjen tonë, por kujtimi, dashuria dhe vepra e saj do të mbeten përherë mes nesh”.

Familja ka bërë të ditur se për ceremoninë e varrimit dhe pritjen për ngushëllime do të njoftojë me kohë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark