Insajderi
Showbiz

“A ishte shtatzënia arsyeja pse u nxituat të bëni dasmë?”, kështu përgjgjet Aurora

Insajderi
15 September 2026 - 17:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“A ishte shtatzënia arsyeja pse u nxituat të bëni dasmë?”, kështu përgjgjet Aurora
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pak ditë më parë u mbajt përvjetori i BD Telemarketing, një event që mblodhi shumë të ftuar, emra të njohur dhe personazhe të showbiz-it shqiptar.

Mes të pranishmëve ishin edhe çifti i njohur, Aurora dhe Kushtrimi, të cilët folën për të rejat në jetën e tyre, përfshirë edhe dasmën e tyre të afërt.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, çifti u pyet rreth planeve për martesën dhe të ardhmen e tyre së bashku.

Një prej pyetjeve që ngjalli më shumë kureshtje ishte nëse vendimi për ta kurorëzuar lidhjen me martesë kishte ardhur si pasojë e një shtatzënie të mundshme.

Mirëpo, Aurora e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke bërë të qartë se dasma nuk lidhet me ndonjë shtatzëni.

Ajo theksoi se arsyeja e vetme që qëndron pas vendimit për martesë është dashuria që kanë për njëri-tjetrin.

Kështu, çifti duket se po përgatitet për një tjetër kapitull të rëndësishëm në lidhjen e tyre, ndërsa dasma pritet të jetë një prej ngjarjeve të veçanta për ta në periudhën e ardhshme. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark