Insajderi
Lajme

Daut Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme: E di që Albini nuk është në Kosovë, por ju të tjerët, ku jeni?

Insajderi
16 September 2026 - 21:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Daut Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme: E di që Albini nuk është në Kosovë, por ju të tjerët, ku jeni?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Daut Haradinaj nga AAK, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se deputetët duhet të thirren sonte në Kuvend.

“Sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme dhe thirrje për deputetët që të shkojnë në Kuvend”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe mungesën e kryeministrit Albin Kurti, duke u drejtuar deputetëve të tjerë me pyetjen se ku ndodhen.

“E di që Albini nuk është në Kosovë, por ju të tjerët, ku jeni?”, ka shkruar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark