Insajderi
Lajme

Gjendet fëmija i humbur në zonën përreth Aeroportit të Kukësit

Insajderi
17 September 2026 - 20:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet fëmija i humbur në zonën përreth Aeroportit të Kukësit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njofton se fëmija i humbur në zonën përreth Aeroportit të Kukësit, është gjetur.

Në njoftim thuhet se pas kërkimeve intensive, fëmija u gjet me sukses dhe u kthye i sigurt te familja.

Njoftimi i plotë:

Me datë 16.09.2026 në mesnatë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) u kontaktua urgjentisht nga Drejtoria e Qarkut Kukës, pas raportimit për një fëmijë të humbur në zonën përreth Aeroportit të Kukësit.

Pa humbur kohë, ekipet tona u mobilizuan dhe iu bashkuan përpjekjeve të kërkim-shpëtimit në terren, në koordinim me autoritetet dhe ekipet lokale.

Pas kërkimeve intensive, fëmija u gjet me sukses dhe u kthye i sigurt te familja.

Ky rast edhe një herë dëshmon rëndësinë e reagimit të shpejtë, koordinimit ndërinstitucional dhe gatishmërisë së ekipeve të kërkim-shpëtimit për të ndërhyrë aty ku nevojitet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark