Insajderi
Lajme

“Nuk kaloi në zebra”- Policia tenton ta ndalojë Aida Dërguti, ndërhyjnë qytetarët që po marrin pjesë në protestë

Insajderi
18 September 2026 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk kaloi në zebra”- Policia tenton ta ndalojë Aida Dërguti, ndërhyjnë qytetarët që po marrin pjesë në protestë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja, Aida Dërguti, ka tentuar të ndalohet nga Policia e Kosovës, teksa kjo e fundit po shkonte drejt protestës së organizuar nga ora 12:00 në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Nga pamjet e siguruara nga Kallxo.com, shihet se teksa policia tentoi ta ndalonte Dërgutin, ndërhyu një qytetar duke e larguar atë nga policia.

Sipas videos, Dërguti u ndalua nën pretendimin se e kaloi rrugën pa respektuar rregullat e komunikacionit.

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë version zyrtar të Policisë së Kosovës për rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark