Ish-deputetja, Aida Dërguti, është tentuar të ndalohet nga Policia e Kosovës, teksa kjo e fundit po shkonte drejt protestës së organizuar nga ora 12:00 në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas videos, Dërguti u ndalua nën pretendimin se e kaloi rrugën pa respektuar rregullat e komunikacionit.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se një zyrtar policor i trafikut është suspenduar.
“Referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se, Policia e Kosovës, bazuar në udhëzimet dhe procedurat e parapara, ka suspenduar një zyrtar policor të trafikut, i cili ka qenë i përfshirë në një rast para fillimit të protestës së sotme në kryeqytet”, ka deklaruar Kelani.