Insajderi
Lajme

Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon zyrtarin e trafikut

Insajderi
18 September 2026 - 18:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon zyrtarin e trafikut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja, Aida Dërguti, është tentuar të ndalohet nga Policia e Kosovës, teksa kjo e fundit po shkonte drejt protestës së organizuar nga ora 12:00 në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas videos, Dërguti u ndalua nën pretendimin se e kaloi rrugën pa respektuar rregullat e komunikacionit.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se një zyrtar policor i trafikut është suspenduar.

“Referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se, Policia e Kosovës, bazuar në udhëzimet dhe procedurat e parapara, ka suspenduar një zyrtar policor të trafikut, i cili ka qenë i përfshirë në një rast para fillimit të protestës së sotme në kryeqytet”, ka deklaruar Kelani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark