Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar që aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të publikohet i plotë dhe pa asnjë redaktim.
Përmes një reagimi, Çitaku ka theksuar se është e papranueshme që çlirimtarët e një populli të dënohen, ndërsa vendimi përfundimtar të publikohet i redaktuar për publikun.
Ky është postimi i saj i plotë:
Nuk mundesh me i dënu çlirimtarët në emër të popullit, e pastaj mos me e publiku të plotë, pa asnjë redaktim, aktgjykimin mbi të cilin i ke dënuar.
Të plotë. Pikë e presje.
Le ta shohë populli se mbi çfarë “faktesh” e “dëshmish” është ndërtuar një vendim i tillë ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, më afër se këmishën në trup e kanë pasë vdekjen.
Publikojeni të plotë. Pa redaktime