Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrollit në objekt është konstatuar se nuk ishin ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.
Si rezultat i këtyre gjetjeve, Inspektorati ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës.
Në njoftim, punëdhënësit janë apeluar që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së punëtorëve.