Insajderi
Lajme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon lehtësim për bizneset dhe fermerët nga rritja e çmimeve të derivateve

Insajderi
22 September 2026 - 14:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon lehtësim për bizneset dhe fermerët nga rritja e çmimeve të derivateve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin për rritjen e sërishme të çmimeve të derivateve, e cila po shton presionin mbi bizneset, fermerët dhe konsumatorët, dhe po rrit kostot e operimit në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Që nga fillimi i krizës, DHTIK ka kërkuar mbajtjen e një tryeze të përbashkët ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, me qëllim që të analizohen ndikimet e rritjes së kostove dhe të prezantohen propozime konkrete për përballimin sa më të lehtë të situatës. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur gatishmëri të mjaftueshme institucionale për realizimin e një takimi të tillë.

Ndikimi i rritjes së çmimeve të derivateve është veçanërisht i ndjeshëm në një kohë kur bizneset vazhdojnë të përballen me reduktime të energjisë elektrike. Për një pjesë të ndërmarrjeve, veçanërisht ato prodhuese, ndërprerjet e energjisë i detyrojnë të përdorin gjeneratorë për të vazhduar procesin e punës, duke krijuar shpenzime shtesë për blerjen e derivateve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark