Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë kohës së luftës në Kosovë, John Duncan, ka thënë se pakënaqësia popullore në Kosovë pas vendimit të Hagës ka çuar në një valë protestash.
Ai me anë të një postimi në platformën ‘X’ e ka përmendur edhe rikthimin e thirrjeve për bashkim me Shqipërinë.
Ai ka thënë se pasojat si shkak i aktgjykimit dënues po bëhen më serioze.
“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan.
Amb Prosper's interview with Kosovo TV.
— John Stewart Duncan (@jduncanUKF) September 23, 2026
Popular anger at the judgements has led to 6 days of protests in Prishtina and renewed calls for Albanian unification. The ripples from this case are increasingly serious. @AgonMaliqi @MiseticLaw https://t.co/LdmNmLY2Kg