Insajderi
Lajme

Tasholli: Presioni i qytetarëve po rritet çdo ditë, qeveria duhet të tregojë seriozitet për zhvillimet në Hagë

Insajderi
23 September 2026 - 19:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tasholli: Presioni i qytetarëve po rritet çdo ditë, qeveria duhet të tregojë seriozitet për zhvillimet në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ismail Tasholli nga organizata “Liria Ka Emër” ka deklaruar se presioni i qytetarëve po rritet çdo ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Në një intervistë në emisionin “DPT Te Fidani”, Tasholli tha se qytetarët janë të vetëdijshëm për situatën dhe po kërkojnë seriozitet nga qeveria në trajtimin e kësaj çështjeje.

“Qytetari është i pjekur në leximin e secilit mesazh politik edhe kërkesa e tij decidive është serioziteti i trajtimit të asaj se çka ka ndodhur në Hagë. Do të thotë në këtë hapësirë më nuk ka mundësi të mashtrimit të qytetarit. Presioni i qytetarit është çdo ditë e në rritje për kërkesën e seriozitetit të qeverisë”, tha Tasholli.

Ai theksoi se qeveria ka resurset dhe mundësitë e nevojshme për të ndërmarrë veprime, duke përmendur edhe organizimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin me Shqipërinë dhe aktorë të tjerë.

“Mos të harrojmë qeveria i ka resurset, mundësitë organizimin, madje në një konferencë për shtyp atje kur e paralajmëruam 1 tetorin si datën e marshit që jo në emrin tim do të thotë që të bashkëpunoj edhe me Shqipërinë të bashkëpunoj me të gjithë…”, u shpreh ai.

Tasholli tha se është e domosdoshme të krijohen mundësi dhe platforma për përcjelljen e mesazheve, si dhe të shfrytëzohen rrjetet dhe mundësitë ekzistuese për ekspozimin e fakteve.

“Është e domosdoshme që të krijojmë mundësinë, të krijojmë platformat, të shfrytëzojmë mundësitë, rrjetet dhe të përçojmë mesazhe dhe të ekspozojmë fakte”, tha Tasholli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark