Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë. Viktima është identifikuar si Altin Kokici.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u gjet i pajetë në orët e vota të natës midis të mërkurës dhe të enjtes. Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë ku po zhvilloheshin punime. Ai mësohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.
Trupi u zbulua pasi anëtarët e familjes dhanë alarmin se s’po komunikonin dot me të. Falë telefonave të tyre, ata mundën të shihnin se ai nuk ishte zhvendosur nga kantieri i ndërtimit.
Burri nuk ishte dëgjuar që nga fillimi i pasdites dhe furgoni i tij ishte parkuar jo shumë larg ndërtesës me bagazhin ende të hapur. Pasi hynë brenda, oficerët i telefonuan 51-vjeçarin, duke arritur te boshti i ashensorit dhe duke e gjetur burrin të pajetë. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.