Insajderi
Lajme

Haxhiu: Familjarët e krerëve të UÇK-së refuzuan takimin, i mbështes protestat qytetare

Insajderi
25 September 2026 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu: Familjarët e krerëve të UÇK-së refuzuan takimin, i mbështes protestat qytetare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se familjarët e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë refuzuar ftesën e saj për takim.

Haxhiu tha se e respekton vendimin e familjarëve, ndërsa theksoi se qëllimi i ftesës ishte që Presidenca të shprehte mbështetjen institucionale për kërkesat dhe nevojat e tyre.

“Arsyeja pse kam konsideruar që është e rëndësishme të takohem me familjarët, sepse vlerësoj që në situatën në të cilën jemi, po flas për institucionin e Presidencës, të takohet me familjarët dhe të shpreh mbështetjen tonë për kërkesat dhe nevojat e tyre. Ata nuk kanë dashur, e respektoj vendimin e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Ajo shtoi se mbetet e gatshme t’i takojë familjarët në çdo kohë, qoftë në Presidencë apo përmes vizitave familjare.

“Jam e gatshme t’i pres në çdo moment që ata dëshirojnë ose të shkoj në vizita familjare. Kam zgjedhur që paraprakisht t’i pres në institucion, që të dërgojmë mesazh institucional”, tha ajo.

Haxhiu foli edhe për protestat e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e saj për to.

“I mbështes protestat qytetare, do të shqetësohesha që pas vendimit në Hagë të mos kishte protesta. I përgëzoj qytetarët”, deklaroi Haxhiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark