Insajderi
Lajme

Shefi i EULEX-it në Polici, takim me Gazmend Hoxhën për sigurinë në Kosovë

Insajderi
25 September 2026 - 16:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shefi i EULEX-it në Polici, takim me Gazmend Hoxhën për sigurinë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim zyrtar shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin reciprok në interes të sigurisë së përgjithshme.

“Me këtë rast drejtori i përgjithshëm, z. Hoxha, falënderoi z. Lopes për vizitën dhe bashkëpunimin e ndërsjellët”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark