Insajderi
Lajme

Hamza sqaron projektligjin për Specialen: Nuk bëhet fjalë për mbyllje, çështjet që s’lidhen me Dick Martyn të transferohen në Kosovë

Insajderi
25 September 2026 - 18:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza sqaron projektligjin për Specialen: Nuk bëhet fjalë për mbyllje, çështjet që s’lidhen me Dick Martyn të transferohen në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë së tij ka folur për projektligjin për Gjykatën Speciale, duke sqaruar se nisma synon rishikimin e fushëveprimit të Dhomave të Specializuara dhe jo mbylljen e tyre.

Hamza ka thënë se projektligji parasheh që çështjet që nuk lidhen me pretendimet e raportit të Dick Martyt të transferohen në sistemin e drejtësisë në Kosovë, së bashku me dosjet, provat dhe materialet përkatëse.

Ai ka shtuar se nisma propozon edhe mundësinë e monitorimit nga organizata ndërkombëtare profesionale dhe të pavarura të standardeve të gjykimit të drejtë, kohëzgjatjes së proceseve, kushteve të paraburgimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Hamza ka sqaruar se propozimi nuk ndërhyn në fazën aktuale të proceseve, të cilat vazhdojnë deri në përfundim të Apelit.

“Tani duhet të veprohet edhe si shtet. Kuvendi duhet ta bëjë pjesën e vet. Qeveria duhet ta bëjë pjesën e vet. Edhe PDK do ta bëjë pjesën e vet”, deklaroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark