Insajderi
Lajme

Dështon seanca në Istog për deklaratën kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Selmanaj akuzon LDK-në

Insajderi
25 September 2026 - 19:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dështon seanca në Istog për deklaratën kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Selmanaj akuzon LDK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Lirim Selmanaj, ka reaguar pas mosmbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Istogut, duke akuzuar asamblistët e LDK-së se me mungesën e tyre kanë pamundësuar zhvillimin e seancës për shkak të mungesës së kuorumit.

Sipas Selmanajt, seanca kishte për qëllim miratimin e një deklarate që kundërshton aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“SKANDAL! Asamblistët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Istogut sot nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme, duke pamundësuar mbajtjen e kësaj seance për shkak të mungesës së kuorumit”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka pretenduar se seanca nuk mori mbështetje “me urdhër të Ilir Feratit”.

“Kjo seancë, që kishte për qëllim miratimin e deklaratës që kundërshton aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, sot, me urdhër të Ilir Feratit, nuk gjeti mbështetje në Kuvendin Komunal të Istogut”, ka deklaruar Selmanaj.

Sipas tij, e njëjta deklaratë po votohet unanimisht në pothuajse të gjitha kuvendet komunale në Kosovë, por jo edhe në Istog.

“Qytetarët e Istogut, ju kanë dhënë fuqi politike por jo fuqi për ta shpërfaqur mospërfilljen e arrogancën. Kjo politikë e mbrapshtë e LDK-së në Istog duhet të marrë fund sa më shpejt”, ka shkruar Selmanaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark