Insajderi
Botë

Trump refuzon armëpushimin me Iranin, bombardimet mund të rifillojnë pas zgjedhjeve

Insajderi
26 September 2026 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump refuzon armëpushimin me Iranin, bombardimet mund të rifillojnë pas zgjedhjeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar propozimin e Iranit për një armëpushim 7-ditor. Sipas “Wall Street Journal”, Trump u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se pret që sulmet ndaj Iranit të rifillojnë pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.

Irani kishte propozuar ndalimin e luftimeve për shtatë ditë dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një zonë shumë e rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit.

Në këmbim, Teherani kërkonte që SHBA-ja të hiqte bllokadën detare ndaj porteve iraniane, të lehtësonte sanksionet ndaj eksporteve të naftës dhe të zhbllokonte disa prej pasurive iraniane të ngrira.

Plani parashikonte gjithashtu që pas armëpushimit të nisnin bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha në Kombet e Bashkuara se marrëveshja mund të zbatohej menjëherë nëse SHBA-ja do ta pranonte.

Edhe presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se Irani ishte gati ta zbatonte planin nëse ai pranohej nga pala amerikane.

Megjithatë, sipas “Wall Street Journal”, Trump nuk beson se Irani do të pranojë kërkesat amerikane për programin bërthamor. Administrata amerikane ka bërë të ditur gjithashtu se nuk planifikon të heqë bllokadën detare ndaj Iranit.

Ndërkohë, bisedimet mes dy vendeve kanë vijuar edhe në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se një takim mes zyrtarëve amerikanë dhe iranianë, i zhvilluar me ndërmjetësimin e Katarit, nuk solli ndonjë përparim të rëndësishëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark