Kylian Mbappe ka shkaktuar tension mes Francës dhe Real Madridit pas lëndimit të pësuar gjatë ndeshjes ndaj Turqisë.
Sulmuesi francez ishte grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, por u detyrua të largohej nga fusha më pak se një orë pas fillimit të takimit, vetëm pesë minuta pasi kishte shënuar golin e fitores në Izmit.
Sipas L’Equipe, Real Madridi kishte kërkuar që Mbappe të pushohej për shkak të shqetësimeve rreth gjurit, por përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, vendosi ta aktivizonte kapitenin nga minuta e parë.
Pas ndeshjes, ekzaminimet mjekësore konfirmuan se Mbappe nuk kishte pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior, por u largua nga grumbullimi i Francës.

Real Madridi më pas bëri të ditur se 27-vjeçari kishte pësuar një lëndim te kapsula e pasme e gjurit të majtë.
Në një përpjekje për të ulur tensionet, Zidane raportohet se e ka lënë Mbappen menjëherë nën kujdesin e stafit mjekësor të Real Madridit.
Në Madrid tashmë shpresojnë që sulmuesi të rikthehet sa më shpejt, pasi skuadra ka një kalendar të ngjeshur pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar.