Insajderi
Lajme

Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës nis hetimet: Po identifikohen IP-të dhe faqet që i shpërndanë

Insajderi
30 September 2026 - 23:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës nis hetimet: Po identifikohen IP-të dhe faqet që i shpërndanë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore me qëllim identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale. Njëkohësisht, po ndërmerren procedurat për heqjen e tyre nga platformat ku janë publikuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark