Insajderi
Lajme

Tentim vrasje në Vushtrri, policia gjen katër gëzhoja

Insajderi
01 October 2026 - 12:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentim vrasje në Vushtrri, policia gjen katër gëzhoja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person dyshohet se është sulmuar me mjete të forta nga disa persona të panjohur në Vushtrri, rreth orës 00:45 të së mërkurës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është gjetur një veturë e aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

“Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale tentim-vrasje”, thuhet në raportin e Policisë.

Të dyshuarit nuk janë identifikuar ende. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark