Insajderi
Lajme

Ky është mjeti i dyshuar që u gjet nga Policia në Prishtinë – Insajderi sjell pamjet

Insajderi
01 October 2026 - 18:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është mjeti i dyshuar që u gjet nga Policia në Prishtinë – Insajderi sjell pamjet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Insajderi ka siguruar pamjet e mjetit të dyshuar shpërthyes, i cili është gjetur sot nga Policia e Kosovës në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka evakuuar qytetarët nga një perimetër i caktuar, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin e rastit.

Për rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Plana, ka konfirmuar se Policia ka pranuar rreth orës 17:00 informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare nëse mjeti paraqet rrezik për qytetarët apo nëse është aktiv.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark