Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Plana, i cili ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës janë ndërmarrë masat e sigurisë.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Rrustem Hyseni’, në Prishtinë. Menjëherë Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Plana për Insajderin.
Në zonë janë angazhuar njësitet përkatëse të Policisë, ndërsa qytetarët janë evakuuar nga një perimetër i caktuar për arsye sigurie.
Policia pritet të japë detaje të tjera pas trajtimit të informatës.
Insajderi ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes: