Dogana e Kosovës, ka njoftuar se, së bashku me Policinë e kanë parandaluar një rast të kontrabandës në pikën kufitare në Merdare.
Gjatë kontrollit të detajuar të bazuar në analizën e riskut, duke përdorur paisje të specializuara të kontrollit, kanë arritur të zbulojnë sasi të dyshimta të substancave të ndaluara narkotike.
‘’Gjatë kontrollit të përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve të specializuara, është ndaluar për kontroll mjeti transportues (furgon), i cili ishte i ngarkuar në karrotrec dhe mbante targa të huaja ku gjatë kontrollit të detajuar të këtij mjeti, saktësisht në pjesën e sipërme të fërgonit midis tapicerisë dhe tavanit (mbi tavanin e furgonit), autoritetet kanë zbuluar dhe sekuestruar sipas ligjeve në fuqi: Llojin e mallit : Vape (cigare/produkte duhani) me kanabis / ose substanca të ngjashme narkotike. Sasia e sekuestruar: 204 copë’’, thuhet në njoftim.
