Insajderi
Lajme

Incident gjatë rrënimit në Bardhosh, një person godet me veturë zyrtarin policor dhe arratiset

Insajderi
03 October 2026 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Incident gjatë rrënimit në Bardhosh, një person godet me veturë zyrtarin policor dhe arratiset
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një zyrtar policor është goditur në dorë nga një person i dyshuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 10:20, derisa zyrtarët policorë po asistonin inspektorët komunalë gjatë rrënimit të objektit të të dyshuarit.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se me veturë ka goditur në dorë zyrtarin policor dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 02.10.2026 – 10:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, me veturë ka goditur në dorë zyrtarin policor dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur. Zyrtarët policorë ishin në asistenca të inspektorëve komunal për rrënimin e objektit të të dyshuarit. I dyshuari tjetër mashkull kosovar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark