Insajderi
Lajme

Gërvalla në Kuvend pas votimit për Specialen, shihet duke biseduar me Kurtin

Insajderi
05 October 2026 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gërvalla në Kuvend pas votimit për Specialen, shihet duke biseduar me Kurtin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është rikthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës, teksa deputetët po diskutojnë për disa emërime në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Gërvalla është parë duke biseduar me kryeministrin Albin Kurti.

Ndërkohë, pas miratimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Kurti pritet të takohet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të zhvillimeve pas votimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Specialen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark