Insajderi
Lajme

Mes tymit e fishekzjarreve, Donika Gërvalla mbërrin në Kuvend – protestuesit e thërrasin

Insajderi
05 October 2026 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mes tymit e fishekzjarreve, Donika Gërvalla mbërrin në Kuvend – protestuesit e thërrasin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mes tymit dhe fishekzjarreve të ndezura nga protestuesit, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është parë duke ardhur në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në momentin kur Gërvalla ka mbërritur pranë hyrjes së Kuvendit, protestuesit e mbledhur jashtë kanë nisur ta thërrasin.

Situata jashtë Kuvendit vazhdon të jetë e tensionuar, pas miratimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Protestuesit kërkojnë që procesi të përfundojë me miratimin e ligjit edhe në lexim të dytë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë qëndrimin para Kuvendit deri në përfundimin e procedurës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark