Insajderi
Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

Insajderi
06 October 2026 - 14:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngritet aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit F.A., për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, F.A., gjatë periudhës nga shtatori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013, në Vushtrri, dyshohet se ka vepruar si anëtar i një grupi kriminal të organizuar, i cili kishte për qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes realizimit të kredive bujqësore në një institucion bankar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark