Insajderi
Lajme

Tahiri: Kurti po përgatitet për seancën për president, ndoshta kanë plan të na largojnë me gaz

Insajderi
06 October 2026 - 19:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Kurti po përgatitet për seancën për president, ndoshta kanë plan të na largojnë me gaz
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka ngritur dyshime se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, mund të jetë duke u përgatitur për zhvillimin e seancës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Sipas tij, kjo mund të bëhet vetëm për ‘show e teatër’.

“Me gjasë Kryeministri Kurti mund të jetë duke i bërë përgatitjet që të fillojë seancën për zgjedhjen e Presidentit, të fillojë show-n e tij, teatrin e tij”, deklaroi Tahiri në një lidhje direkte për Klan Kosova.

Ai shprehu shqetësimin se mund të përdoret sërish gaz lotsjellës për t’i larguar protestuesit nga sheshi.

“Dhe siç duket i pengon prezenca e qytetarëve rreth Kuvendit dhe ndoshta e kanë edhe një plan që të na largojnë përmes gazit lotsjellës, në mënyrë që kur ta zhvillojnë seancën të mos ketë qytetarë, të mos ketë protesta dhe të mos ketë përplasje”, tha Tahiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark