Deputeti iPartisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha ka bërë thirrje për një marrëveshje mes liderëve të partive politike shqiptare, duke paralajmëruar se kanë mbetur më pak se tri orë për të shmangur një krizë të re politike dhe zgjedhje të jashtëzakonshme.
Berisha u ka bërë thirrje liderëve politikë që të ulen dhe të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje.
“Kanë mbetur më pak se tri orë për të shmangur një krizë të re politike dhe zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat mund të evitohen!”, ka shkruar Berisha.
Ai ka kërkuar që përplasjet politike të mos rëndojnë mbi të ardhmen e vendit.
“Ju bëj thirrje dhe ju LUTEM liderëve të partive politike shqiptare: uluni, bisedoni dhe gjeni një marrëveshje! Mos lejoni që përplasjet politike të rëndojnë mbi të ardhmen e vendit tonë. Kosova ka nevojë për përgjegjësi, maturi dhe vullnet për kompromis”, ka deklaruar ai.
Berisha ka thënë se të gjithë liderët kanë përgjegjësi për të gjetur një zgjidhje që, sipas tij, i shërben Kosovës.
“Të gjithë, ama bash të gjithë, kemi përgjegjësi ta bëjmë më të mirën për Kosovën dhe t’ia kthejmë dinjitetin këtij vendi. Minutat po ecin… Mos ta humbim edhe këtë mundësi!”, ka shkruar ai.
“ I shqetësuar”, Berisha e ka përmbyllur reagimin e tij. /Insajderi.org/