Insajderi
Lajme

Gjilan: Prokuroria tregon se babë e bir a kishin të kaluar kriminale, çfarë u gjet në shtëpinë e tyre dhe pak detaje për rastin tragjik

Insajderi
12 October 2026 - 11:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjilan: Prokuroria tregon se babë e bir a kishin të kaluar kriminale, çfarë u gjet në shtëpinë e tyre dhe pak detaje për rastin tragjik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Gjilan është deklaruar zyrtarisht lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë, ku një 53-vjeçar dyshohet se privoi nga jeta djalin e tij 29-vjeçar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja tragjike ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 19:20, ndërsa motivet e këtij krimi mbeten ende të panjohura. I dyshuari me inicialet R.A. dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri të birin, B.A.

Menjëherë pas kryerjes së veprës penale, ai është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet ende në arrati, derisa organet e rendit po vazhdojnë kërkimet për kapjen e tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit. Gjithashtu, është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit R.A, ku gjatë kontrollit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar 3 (tri) pushkë gjuetie me leje – afat të skaduar. I dyshuari, pas kryerjes së veprës penale është larguar nga vendi ngjarjes dhe i njëjti gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar gjithashtu urdhëresë për autopsinë e trupit të pajetë të viktimës.

Sipas Prokurorisë, as i dyshuari dhe as viktima nuk kanë pasur të kaluar kriminale, ndërsa nuk është raportuar më parë ndonjë rast i dhunës në familje mes tyre.

“I dyshuari dhe viktima, nuk kanë të kaluar kriminale dhe nuk kanë pasur ndonjë rast të raportuar për Dhunë në Familje. Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike”, u tha në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark