Insajderi
Lajme

Kapet dy ditë radhazi duke vozitur mbi 140 km/h në Pejë, gjobitet me 1 mijë euro dhe i sekuestrohet vetura

Insajderi
12 October 2026 - 21:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapet dy ditë radhazi duke vozitur mbi 140 km/h në Pejë, gjobitet me 1 mijë euro dhe i sekuestrohet vetura
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës i shqiptoi gjoba një kundërvajtësi që është kapur dy ditë radhazi duke tejkaluar dukshëm kufizimin e shpejtësisë në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Qyshk.

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë njoftoi se  më 10 tetor 2026, shoferi është kapur duke vozitur me 164 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h. Matja është bërë me radar laser, ndërsa atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse prej gjashtë muajsh.

Të nesërmen, më 11 tetor, i njëjti kundërvajtës është kapur sërish në të njëjtin lokacion, kësaj here me shpejtësi 140 km/h, po ashtu në zonën e kufizuar në 60 km/h.

Policia bëri të ditur se shoferi kishte ndalesë për drejtimin e automjetit deri më 18 nëntor 2026.

Për shkeljen e dytë, atij i është shqiptuar sërish gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse prej gjashtë muajsh si dhe i është sekuestruar automjeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark