Insajderi
Lajme

Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në disa fshatra të Prizrenit

Insajderi
13 October 2026 - 13:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në disa fshatra të Prizrenit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banorët që furnizohen nga ujësjellësi rajonal i Gjakovës do të përballen me mungesë të ujit të pijshëm për tri ditë me radhë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se nga data 14 deri më 16 tetor 2026 do të ndërpritet plotësisht furnizimi me ujë si pasojë e një defekti të rëndë në rrjetin kryesor.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, avaria ka ndodhur në gypin magjistral me diametër prej 250 milimetrash në fshatin Krushë e Vogël, përgjatë aksit rrugor Prizren–Gjakovë.

Pa furnizim me ujë pritet të mbesin fshatrat Krajk, Bregdrin, Zym dhe Shëngjergj, si dhe disa lagje të fshatit Krushë e Vogël.

“Ekipet përgjegjëse do të angazhohen në sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur dhe rekomandojmë që të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kësaj periudhe. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thotë KRU “Prishtina”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark